Mitrovicë - I tha se iu vodh drogë nga vetura, i dyshuari i kërkon punëtorit të autolarjes 5000 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë – I tha se iu vodh drogë nga vetura, i dyshuari i kërkon punëtorit të autolarjes 5000 euro

    Insajderi
    12 July 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë euro, nën pretekstin se nga vetura e tij u vodh drogë me vlerën e cekur.

    Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark