Mes lotësh, Anita rrëfen momentin kur Ramushin e dërguan në Hagë: Traumë e madhe, të nesërmen nëna do të operohej se ishte me kancer - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mes lotësh, Anita rrëfen momentin kur Ramushin e dërguan në Hagë: Traumë e madhe, të nesërmen nëna do të operohej se ishte me kancer

    Insajderi
    12 July 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momenti i arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shënjuar jetën e bashkëshortes së tij, Anita Muçajt, që kujton mes emocionesh periudhën e vështirë.

    Në një intervistë Anita kujtoi se e mësoi lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga drejtimi i qeverisë, përmes televizionit.

    “Duke u marrë me djalin, nuk i kisha ndjekur lajmet dhe e kisha lënë me një shoqe për të dalë për drekë. Ndërkohë, shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova, mora producentin e lajmeve ku punoja, i thashë a jam unë sonte në lajme. Më tha ‘në orar po, por nuk ka nevojë të vish’. Aty e kuptova që ishte e vërtetë”.

    Rruga drejt Hagës dhe dorëzimit i Haradinajt te autoritetet ishte një traumë e madhe për Anitën.

    “U nisëm më pas drejt Hagës. Kur shkuam atje, nga një përcjellje me makina të kryeministrit, futet një shtet të të vërë prangat, është e dhimbshme. Aty nisa të qaj”.

    Kjo periudhë, kujton ajo, ishte edhe më e vështirë pasi mësoi se e ëma vuante nga kanceri dhe duhet të bënte një ndërhyrje të ndërlikuar.

    “Po atë ditë, kisha përcjellë edhe mamin në spital, sepse ishte e sëmurë me kancer dhe të nesërmen do hynte në operacion”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark