Sot vazhdon seanca kundër Naim Murselit, pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot vazhdon seanca kundër Naim Murselit, pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt

    Insajderi
    14 July 2025 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën (sota) nga ora 09:00 pritet të mbahet seanca kundër Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Dëshmitari i radhës pritet të jetë Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur juristja e mediave, Flutura Kusari, shkruan Insajderi.

    Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim)”, thuhet në shkrimin e saj në ‘Facebook’.

    Sipas raportit mjekësor të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Insajderi, ekspertët psikiatrikë kanë konstatuar se Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore të përhershme apo të përkohshme.

    Ai nuk ka shfaqur as prapambetje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool.

    Më tej, raporti sqaron se në momentin e kryerjes së veprës penale, për të cilën ai akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji psikiatrike patologjike që do të kishte ndikuar në aftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e veprës apo për të kontrolluar sjelljen e tij.

    Vlerësimi është bërë duke analizuar edhe dinamikën e sjelljes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës”, thuhet në raport.

    Ekspertiza përfundon se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm për veprimet e tij, si dhe në gjendje të përballet me gjykimin.

    Ai mund të marrë pjesë në seanca gjyqësore, të mbrohet vetë ose të konsultohet me avokatë, dhe e kupton akuzën ndaj tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark