
Në sallën e gjyqit ku po pritet të mbahet seanca kundër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, prezent janë parë tre të akuzuarit.
Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Kushtrim Kokalla, i akuzuari për përfshirje në vrasje dhe Granit Plava, i akuzuari për realizimin e vrasjes me pagesë, janë parë prezent në sallë, shkruan Insajderi.
Përgjatë seancës së të hënës, pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.
Naim Murseli është paraqitur në seancë, pasi që pas ekzaminimeve psikiatrike, ka rezultuar se ky i fundit është në gjendje të rregullt mendore dhe mund të vijojë seancat e mëtejme gjyqësore. /Insajderi.org/