"S’duan ta shohin me sy Naimin, e prejnë edhe nga fotot” - vëllai i Liridonës tregon se çka i thanë djemtë e së ndjerës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’duan ta shohin me sy Naimin, e prejnë edhe nga fotot” – vëllai i Liridonës tregon se çka i thanë djemtë e së ndjerës

    Insajderi
    14 July 2025 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka dhënë dëshmi për momentet pas vrasjes së motrës së tij.

    Ai ka rrëfyer edhe për fjalët që i thanë nipat e tij.

    “Fëmijët treguan se ‘babi e mbajti për dore mamin kur u vra’, s’duan ta shohin me sy Naimin, e prejnë edhe nga fotot.”

    Ai shtoi se fëmijët nuk kishin pranuar më kontakte me babanë e tyre.

    “Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia,” dëshmoi ai.

    Ademaj paraqiti edhe kronologjinë e lëvizjeve të tij dhe familjarëve menjëherë pas marrjes së lajmit për vrasjen.

    “Të nesërmen në mëngjes jam munduar ta kontaktoj Naimin. Pasi e kam thirrë shoferin, ai më tha që Naimi gjendet në Sëiss Hotel. Jemi nisur së bashku me djalin e agjës, djalin e dajës dhe tezakun. Kur kemi arritur atje, na thanë se Naimi është në dhomë. Ai ishte shtrirë në shtrat, kishte disa sende ushqimore në tavolinë dhe kishte porositur edhe drekën. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, dhe kjo është mënyra si e përjeton situatën,” tha ai.

    Ademaj tregoi se Murseli nuk kishte dashur të shkonte në morg për të parë trupin e bashkëshortes.

    “I thashë Naimit a mundemi me shku në morg me e pa Liridonën. Ai më tha ‘jo, nuk na lejohet’. Pas 10 minutash e kam thirrur vetë spitalin dhe u kam thënë se jam vëllai i Liridonës dhe nëse janë kryer të gjitha procedurat, a mund të vijmë me pa trupin. Kemi shkuar në morg, me ne erdhi edhe Naimi me shoferin e tij. Mjeku na tha ‘nëse keni problem, mos hyni’. Aty Naimi tha ‘kam problem me zemër dhe nuk e di a mund ta shoh’. Djali i agjës insistoi që Naimi të vinte. Ai erdhi deri te dera, e pa prej dere dhe nuk hyri brenda”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark