“Fëmijët kanë kërku ta fotografojnë varrin e nënës...”- Leonard Ademaj përlotet në gjykatë, gjyqtarja ia ofron një faculetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët kanë kërku ta fotografojnë varrin e nënës…”- Leonard Ademaj përlotet në gjykatë, gjyqtarja ia ofron një faculetë

    Insajderi
    14 July 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leonard Ademaj është emocionuar dhe përlotur gjatë dëshmisë së tij sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, teksa fliste për dhimbjen që po përjetojnë fëmijët e motrës së tij, Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Duke folur për fëmijët, ai tregoi se ata vazhdimisht kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës së tyre dhe t’i dërgojnë dhurata.

    “Fëmijët shpesh dërgojnë dhurata për t’i çuar te varri i nënës së tyre, dhe kërkojnë që t’ua fotografojmë varrin. Kanë kërkuar disa herë që të shkojnë ta vizitojnë,” tha Ademaj, ndërsa u përlot në sallën e gjyqit.

    Për shkak të gjendjes emocionale të tij, gjyqtarja u pa duke i ofruar një faculetë dhe e pyeti nëse dëshironte të shkonte në pauzë.

    Megjithatë, Leonard Ademaj vendosi të vazhdojë dëshminë, duke shtuar thënë “Kanë kërkuar që askush të mos ua përmendë babanë e tyre.”/Insajderi

    Pamje:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark