Trump në takimin me Sekretarin e NATO’s e përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekst të luftërave që ka ndalur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump në takimin me Sekretarin e NATO’s e përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekst të luftërave që ka ndalur

    Insajderi
    14 July 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA’së Donald Trump i ka përmendur përsëri Kosovën e Serbinë gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e NATO’s Mark Rutte.

    Trump këtë e ka bërë duke folur në kontekst të ndaljes së luftërave nëpër botë nga ai. Ka thënë se ka ndalur konfliktin mes Kongos dhe Ruandës, Pakistanit dhe Indisë si dhe mes Serbisë dhe Kosovës.

    “Kemi qenë të suksesshëm në zgjidhjen e çështjeve të luftës… India -Pakistani, e kemi zgjidhur me Kongon dhe Ruandën, një konflikt që ka zgjatur për 30 vjet…Serbinë dhe Kosovën e kemi zgjidhur , diçka që do të ndodhte …” ka thënë Trump.

    Tema e ndaljes së luftës mes Serbisë dhe Kosovës është përmendur mjaft shpesh kohëve të fundit nga Trump. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë një vizite në SHBA, ka aprovuar ato që ka thënë Trump, për çka ka marrë një reagim nga Richard Grenell, emisar i Trump për misione speciale. Ai ka thënë se Osmani ka manipuluar deklaratat e Trump. Presidentja ka theksuar se do t’i përgjigjet atij në një konferencë për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark