Shkumbin Demaliaj reagon pasi u dënua me një vit burg për rastin “Veteranët”: Vendimi ishte politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkumbin Demaliaj reagon pasi u dënua me një vit burg për rastin “Veteranët”: Vendimi ishte politik

    Insajderi
    14 July 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dënuar sot nga Gjykata për rastin “Veteranët”, Shkumbin Demalija ka reaguar duke thënë se vendimi i sotëm ishte politik.

    Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë provë nga organet e drejtësisë, teksa ka premtuar se do të ankohet dhe se beson në drejtësinë e vendit.

    Reagimi i tij:

    Të dashur bashkëluftëtarë

    Veteranë, invalidë dhe familje të dëshmorëve të UÇK -së.

    Sot me 14.07.2025 Gjykata themelore në Prishtinë ka marrë Aktgjykim dënues me rastin ,,Veteranët” ndaj meje dhe 9- të personave të tjerë. që ishim akuzuar.

    Në gjykimin e parë ne ishim liruar të gjithë si të pafajshëm.

    Pastaj në shkallë të dytë ndërhyrjet politike lëndën tonë ja dhanë në shqyrtim ish Gjykatësit të Millosheviqit, Tomisllav Petroviq, i cili e ktheu lëndën në Rigjykim.

    Pas një plejade të gjatë duke vazhduar dhe duke e rikthyer dy herë procedurën Trupi Gjykues nuk mundi të gjejë asnji provë apo mënyre të provuarit si dhe Prokuroria ska pasur asnji Provë të re pas Aktgjykimit të parë bile, gjykata i ka dhënë kohë dhe afate të stërzgjatura Prokurorit për Prova dhe Fakte shtesë që kanë rrezultuar pa asnji sukses në këtë proces gjyqësorë.!!

    Andaj është shokues ky Vendim Gjyqësorë që na shpall fajtor pa treguar se cilën Normë Ligjore e kemi shkelur ne si Komision.

    Andaj mos u merakosni të dashur bashkëluftëtarë se ky proces do të vazhdojë më tutje në procedura gjyqësore dhe do ta fitojmë këtë proces.

    Unë i besoj Drejtësisë së vendit tim përkundër që vendimi i sotëm ishte politik sepse qe dy herë që ka pasur të shpallet ky vendim gjykata e rikthen procedurën deri sa sot vendosi ashtu siq ja kanë interpretuar polotikanët në pushtet këtë Vendim.

    Andaj jua them se unë do të merrem me aktivitetet e mia publike dhe jetësore pa u përkulur dhe dorëzuar asnjëherë.!!

    Do të jem gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë dhe të drejtave qytetare në shtetin tonë.!!

    Gjithmonë UÇK

    I pastër si loti

    I juaji Shkumbin Demaliaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark