Bogujevci: As nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim – nuk po i kuptoj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: As nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim – nuk po i kuptoj

    Insajderi
    15 July 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se kryeministri ka ofruar zgjidhje, si dhe ka ftuar në takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim nga ana tjetër.

    Sipas saj, opozita as nuk voton, as nuk ka ndonjë propozim konkret.

    “Kryeministri ka ofruar zgjidhje për paketën e kryetarit dhe nënkryetarit, ka ftuar takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim. Ata as nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim konkret. Nuk po e kuptoj çfarë duan, përveç se po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Bogujevci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark