Man Utd fiton miliona euro pas transferimit të këtij mbrojtësi tek Real Madridi - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Man Utd fiton miliona euro pas transferimit të këtij mbrojtësi tek Real Madridi

    Insajderi
    15 July 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United do të përfitojë një bonus të konsiderueshëm pas finalizimit të shumëpritur të transferimit të Alvaro Carreras nga Real Madrid, me vlerë 50 milionë euro. 

    Mbrojtësi spanjoll në krahun e majtë, i cili u bashkua fillimisht me Benfican si huazim nga Manchester United në janar 2024, finalizoi kalimin në verë duke nënshkruar një kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2031. 

    Benfica ka konfirmuar më pas termat financiarë pranë Komisionit të Tregut të Letrave me Vlerë në Portugali, duke zbuluar se Madridi do të mbajë kontributin e solidaritetit prej 5 për qind, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ do të kenë të drejtën e 20 për qind të fitimit të kapitalit, pasi të zbriten kostot e blerjes dhe tarifa e solidaritetit. 

    Transferimi i Carreras shënon një zhvillim të rëndësishëm në planifikimin afatgjatë të fazës defanzive të Real Madridit. 

    Me të ardhmen e Ferland Mendy ende të pasigurt dhe Fran Garcia që nuk ka konsoliduar ende pozitën e tij, klubi po mbështetet te aftësitë e Carreras. 

    Për Benfican, ky është një fitim financiar i jashtëzakonshëm, pasi fillimisht e huazoi lojtarin, më pas aktivizoi opsionin e blerjes së përhershme dhe më pas e shiti për një fitim të konsiderueshëm. 

    Spanjolli ka luajtur 68 ndeshje për Benfican në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar pesë asistime gjatë kohës së tij në Portugali. 

    Golin e tij të parë për klubin e shënoi kundër Farense në prill 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark