Kraki: Votimi i fshehtë është kulmi i demokracisë – para Listës Serbe janë 50 deputetë shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kraki: Votimi i fshehtë është kulmi i demokracisë – para Listës Serbe janë 50 deputetë shqiptarë

    Insajderi
    15 July 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare se VV-ja po bllokon formimin e institucioneve për të siguruar votat e Listës Serbe përmes votimit të fshehtë.

    Kraki ka deklaruar se nuk ka asnjë tentim për të marrë votat e kësaj liste, pasi sipas tij, përpara votave të Listës Serbe janë mbi 50 deputetë shqiptarë, një pjesë e të cilëve do ta mbështesnin kandidatin e Vetëvendosjes nëse do të votonin përmes një procesi të fshehtë.

    “Vota e fshehtë, fshehtësia kur shprehet vullneti i individit është kulmi i demokracisë. Ne të gjithë në zgjedhje votojmë fshehtë dhe kjo ideja që duhet votuar vetëm hapur… shikoni rregullat janë të qarta në Kuvend, votimi i fshehtë nuk është konsideruar jokushtetues… Presupozimet apo halucinacionet e disave që ndoshta ne po kërkojmë vota nga Lista Serbe, jo, se para se të shpresojmë te vota e Listës Serbe janë rreth 50 deputetë shqiptarë që jam i bindur që shumë prej tyre do rreshtoheshin me shtetin në momentin që votimi i fshehtë atyre ua mundëson të dalin nga turma”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark