"Rroga si ministra e si deputetë"- Qytetarët i "grijnë" kritika nëpër komente qeveritarët në detyrë pasi iu sulën Gjykatës Supreme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rroga si ministra e si deputetë”- Qytetarët i “grijnë” kritika nëpër komente qeveritarët në detyrë pasi iu sulën Gjykatës Supreme

    Insajderi
    15 July 2025 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njoftimi i Qeverisë në detyrë në krye me Albin Kurtin që kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për rrëzimin e udhëzimit administrativ për arkat fiskale nuk është pritur mirë nga qytetarët. Një numër i madh komentuesish kanë kritikuar ashpër qeveritarët në detyrë.

    Po qfar Qeverie ei , po me pas Qeveri i kishum punët ma mir ei Po të poshter ishit kanë bre kuuuukuh po të poshter!“, shkruan një komentues.

    Një qytetar tjetër i ka këshilluar qeveritarët në dorëheqje që “të pyesin kur nuk dinë”.

    Te dobet jeni, edhe pse nuk dini, pyetni o njerz se nuk eshte marre“, thuhet në komentin e këtij qytetari.

    1 rrogë si ministët+ 1 rrogë si deputet! Jo more mos pranoni as 1 vendim të gjykatave tu Kosovës, as mos formoni institucione! Pare po merni ka 2 rroga+ mëditje+për transport+ për telefona! Etj etj etj. Bravo bravo“, thotë një tjetër qytetar.

    Neni 95 paragrafi 5 Aktgjykimi nr. KO72/20 (2020) Ky nen lejon qeverinë në detyrë të vazhdojë punën, por nuk jep autorizim për të marrë vendime politike të rëndësishme apo për të miratuar ligje të reja me ndikim të gjerë. Mos shkruj statusa mu bo hor me vetveten o analfabet funksional“, thotë një qytetar tjetër.

    Cila qeveri jeni ju? Qe 50 here tu deshtu? Sjeni gjendje mi bind 4 veta me votu!????“.

    Edhe ti qe pe shkrun qit status je Admin ne Detyt kshtu qe mos e lodh veten me shkru“.

    Politikan idiot qe e ka krijuar rrethin vicioz. Ky po tregon se edhe nese zgjidhet Kryeparlamentarja ka me kriju situata te reja bllokuese. Pagen je tu e marr, Diletant. Ne momentin qe e ke dhene betimin, keni fillu me i marre privilegjet qe i takojne deputetit“. /Insajderi.org/

    Komentet mund t’i shihni në postimin vijues:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark