Insajderi
Showbiz

Takimi “special” në burg në mes të modeles kosovare dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, gazetari jep detaje të reja

Insajderi
15 July 2025 - 22:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takimi “special” në burg në mes të modeles kosovare dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, gazetari jep detaje të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar lidhur me fenomenin në burgjet shqiptare.

Konkretisht, i dënuari me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu i cili është përfolur se vizitohet nga një modele kosovare, e cila ka firmosuar dokumentet për të takuar një person tjetër, por në realitet ka takuar Laert Haxhiun.

Ferhati, shpjegon procesin se si funksionojnë takime të tilla speciale me ata të cilët janë të dënuar dhe të burgosur.

“Një hetim administrativ po ndodh në IEVP Drenovë kahas një hetimi penal për të gjithë zingjirin komandues se si ka mundësi që një personazh i kategorisë së Laert Haxhiut i dënuar me burg përjetë, nga ana tjetër akuzohet si drejtues i një grupi kriminal për ngjarje shumë të rënda të ndodhura në harkun kohor të viteve 2018-2022, ti krijohen këto privilegje duke iu mundësuar takime speciale.

Jemi në rastin e krijimit të mundësisë së një takimi special, jo të ligjshëm, i cili kuotohet brenda sistemit të burxheve për korrupsion.

Në rastin e të dënuarve ndryshe nga të burgosurit që e kanë më të kufizuar këtë pjesë, i lejohet takimi me familjarët, miqtë duke kryer të gjitha procedurat apo leja e posaçme. Ky rast ka funksionuar ndryshe”, tha Ferhati në Euronews Albania.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark