Insajderi
Lajme

Krasniqi kundërshton vendimin e Hagës: Një mundësi e humbur për forcimin e besimit në drejtësinë ndërkombëtare

Insajderi
16 July 2025 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi kundërshton vendimin e Hagës: Një mundësi e humbur për forcimin e besimit në drejtësinë ndërkombëtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës speciale e cila refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.

Krasniqi, në reagimin e tij ka thënë se ky vendim humbë mundësitë për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot, Gjykata Speciale në Hagë refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimit. Edhe ky vendim, për fat të keq, përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë: objektiviteti, paanshmëria dhe e vërteta.

Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë.

Historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri. Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Krenaria dhe dinjiteti i atyre që luftuan për këtë vend mbeten të pathyeshme – përjetësisht!

Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark