Arifi: AAK s’do të jetë kurrë argat i Dardan Molliqajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: AAK s’do të jetë kurrë argat i Dardan Molliqajt

    Insajderi
    22 April 2016 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij asnjëherë “nuk do të jetë argat i Dardan Molliqajt.”

    Këto komente Arifi i bëri si kundërshtim ndaj një deklaratë të Sekretarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili mbrëmë në një intervistë televizive kishte thënë se Haradinaj nuk ka pastri e as dituri të rrëzojë qeverinë aktuale.

    “Nëse po flasim për pastërtinë e Ramush Haradinajt (siç paska fol Molliqaj) ai me të vërtetë ka mund me u ndy nëse do të kishte pranu që të shërbej njerëzve si Dardan Molliqaj. Edhe Kuba me një kohë kishte nevojë të tmerrshme për ndryshim por ajo nevojë e shtyri popullin kubanez të zgjedhë ndryshimin e gabuar. Qe 50 vjet Kuba vuan nga ajo zgjedhje “për ndryshim” që lidershipi i saj si ka vlerat aq të largëta nga vlerat e Dardanit”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

    “AAK s’do të jetë kurrë argat i Dardan Molliqajt. Boll afër e ka pas Dardani por morri çka morri. E që nuk mundi me marrë atë që deshti është dëshmi se AAK ka substancë të fortë anti trupash”, ka thënë ai.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark