
Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Pamje nga atje: