Rita Ora zbulon çelësin e martesës së saj të suksesshme - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora zbulon çelësin e martesës së saj të suksesshme

    Insajderi
    16 July 2025 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se mbështetja e ndërsjellë është çelësi i një martese të lumtur.

    34 vjeçja, ka treguar se mbajtja e një martese të lumtur me regjisorin Taika Waititi, 49 vjeç, bazohet mbi respektin, hapësirën personale dhe mbështetjen e ëndrrave të njëri-tjetrit.

    “Mendoj se gjithçka ka të bëjë me respektin dhe mbështetjen e ndërsjellë në karrierat tona të ndara, projektet dhe hapësirën personale. Të jesh aty për njëri-tjetrin si sistem mbështetjeje, kjo është thelbësore”, ka thënë ajo për People, trasnmeton OraNews.

    Ora dhe Waititi u martuan në vitin 2022, por lidhja e tyre nisi fillimisht si miqësi e ngushtë, diçka që këngëtarja mendon se ka ndihmuar shumë në stabilitetin e marrëdhënies.

    “Të jesh fillimisht shok i ngushtë me dikë është vërtet fantastike”, ka thënë këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, e cila më parë ka qenë në lidhje me yllin Calvin Harris dhe Andrew Watt.

    Gjatë një interviste në podcastin “Begin Again” të Davina McCall, Ora ka zbuluar se ka raport shumë të ngrohtë me fëmijët që bashkëshorti i saj ka nga martesa e mëparshme me producenten, Chelsea Winstanley.

    “Është kaq argëtuese. Kaloj më së miri me ta. Jam si kumbara e tyre, u jap gjithë sheqerin dhe akulloret!”, ka treguar ajo me humor.

    Ora ka thënë se një nga kënaqësitë e të qenit njerkë është se mund të bëjë “gjëra të çmendura” me fëmijët, pa pasur barrën e rregullave të përditshme.

    Këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën e re “Heat”, një bashkëpunim me artistin australian, Troye Sivan, dhe thotë se ky projekt muzikor përfaqëson një etapë të re në jetën e saj artistike dhe personale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark