Insajderi
Lajme

Takimi Limaj-Kurti, Izmaku jep detaje të reja

Insajderi
17 July 2025 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takimi Limaj-Kurti, Izmaku jep detaje të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, pritet të zhvillojnë një takim dypalësh më së largu deri të dielën.

Lajmin e bëri të ditur deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku.

“Sivjet takimi po zhvillohet me iniciativën e Limajt, dhe unë besoj që do të ketë një rezultat pozitiv”, u shpreh Izmaku.

Sipas saj, data e saktë e takimit ende nuk është përcaktuar, por bisedimet mes dy liderëve janë planifikuar të ndodhin brenda kësaj jave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark