Mbi 200 mijë euro shkuan kot, ‘tregu i plaçkës” – PDK me akuza të rënda kundër Komunës së Lipjanit për dështimin 5 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 200 mijë euro shkuan kot, ‘tregu i plaçkës” – PDK me akuza të rënda kundër Komunës së Lipjanit për dështimin 5 vjeçar

    Insajderi
    17 July 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka publikuar një video të një projekti që ata e kanë identifikuar në pushtetin e LDK-së në Lipjan, të udhëhequr nga Imri Ahmeti.

    Ata kanë folur për tregun, një projekt që u ndanë mbi 200 mijë euro nga Komuna e Lipjanit, por as pas vitesh nuk është përfunduar.

    Në fakt, nga pamjet shihet në një gjendje të tmerrshme.

    Në një përshkrim që ata i kanë bërë krejt këtij projekti, theksin e kanë vënë edhe tek terminologjia që Komuna e Lipjanit një kohë përdori për të , duke e quajtur “tregu i plaçkave”.

    Ngrenë dilemën se nëse ishte ofenduese për tregtaret që supozohej të punonin aty, për qytetarët që  do të blinin aty, po, siç thuhet në videon e PDK-së, ky term e përshkruan pushtetin aktual të Lipjanit si “plaçkë”.

    Kontrata “Ndertimi i tregut të gjelbërt -kontratë dy vjeçare” ishte bërë publike moti kohë, në korrik të vitit 2018. Pamjet e sjella në videon e partisë opozitare tregojnë një gjendje krejt tjetër.

    Me këtë kontratë në vlerën në vlerën 232 mijë euro ishte shpërblyer firma N.T.SH. ” Dino ” Sh.p.k.

    Video e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark