Osmani paralajmëron veprim ligjor: Nëse s’ka marrëveshje deri në fundjavë, i drejtohemi Kushtetueses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani paralajmëron veprim ligjor: Nëse s’ka marrëveshje deri në fundjavë, i drejtohemi Kushtetueses

    Insajderi
    17 July 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në mungesë të një zgjidhjeje për bllokadën politike deri në fundjavë, në fillim të javës së ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çështjen e afatit kushtetues 30-ditor.

    Në një deklaratë për media, Osmani theksoi se afati 30-ditor për formimin e institucioneve duhet të respektohet, dhe në rast të kundërt duhet të ketë pasoja juridike.

    Ajo shtoi se Kushtetuta e Kosovës nuk i lejon presidentit të negociojë koalicione apo të shpërndajë Kuvendin në këtë fazë.

    “Unë jam e bindur që nëse ky afat nuk respektohet, duhet të ketë pasoja juridike. A nënkupton kjo që çdo Kuvend pas 26 korrikut është jokushtetues dhe s’mund të zgjedhë as qeveri?”, deklaroi Osmani.

    Presidentja tha se është në komunikim të vazhdueshëm me liderët politikë, por shtoi se nëse deri të dielën nuk ka marrëveshje, atëherë fillimi i javës së ardhshme do të shënojë adresimin zyrtar në Kushtetuese për të zgjidhur këtë ngërç institucional.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark