Deçiç kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Deçiç kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

    Insajderi
    17 July 2025 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiç, ka siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pavarësisht humbjes 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sileksit në Maqedoninë e Veriut.

    Kualifikimi i Deçiçit u bë i mundur falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi javën e kaluar, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.

    Në raundin tjetër, Deçiç do të përballet me një kundërshtar shumë më të fortë – Rapidin e Vienës, një nga klubet më me përvojë në garat evropiane.

    Përfaqësimi i suksesshëm i Deçiçit në arenën ndërkombëtare është një moment historik për futbollin shqiptar në Mal të Zi dhe pritet me interes përballja ndaj gjigantit austriak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark