Publikohen shpenzimet e subjekteve politike për tre muajt e fundit – Vetëvendosje prinë me rreth gjysmë milion euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen shpenzimet e subjekteve politike për tre muajt e fundit – Vetëvendosje prinë me rreth gjysmë milion euro

    Insajderi
    18 July 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në raportin më të fundit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për periudhën prill – qershor 2025, janë bërë publike shpenzimet tremujore të partive politike që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka rezultuar si subjekti më shpenzues për këtë periudhë, me një total prej afërsisht 500 mijë eurosh.

    Në vendin e dytë, me një diferencë të ndjeshme, renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka raportuar shpenzime prej 263 mijë eurosh.

    Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë euro nga prilli deri në qershor.

    E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën prill-qershor, ka shpenzuar më pak se subjektet e tjera politike, pra 54 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark