“Për motive familjare” – ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e xhaxhait të Prindon Sadriut, Sadri Sadriu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për motive familjare” – ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e xhaxhait të Prindon Sadriut, Sadri Sadriu

    Insajderi
    18 July 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi më 16 gusht 2024, gjatë një dasme në fshatin Bibaj të Ferizajt, shkruan Insajderi.

    Të pandehurit Festim Ramadani dhe Jeton Misini nga Ferizaj, sipas Prokurorisë, dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Sadri Sadriut, xhaxhai i Pridon Sadriut, në oborrin e restaurantit “Fron Palace”, në momentin kur po zhvillohej një ceremoni martesore, e cila po ndiqej nga dhjetëra persona, përfshirë të mitur.

    Sipas aktakuzës, Festim Ramadani ka shtënë me breshëri plumbash në drejtim të viktimës me një armë automatike zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilën e kishte në posedim. Akti dyshohet se është kryer me qëllim hakmarrjeje për motive familjare të pabazuara juridikisht.

    Në të njëjtën kohë, i pandehuri J.M. dyshohet se ka ndihmuar në këtë krim.

    “Kurse, i pandehuri J.M., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e oborrit të restaurantit “Fron Palace”, gjatë një ceremonie martesore me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forte- sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F,R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, me këtë veprim në ndihmë kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Prokuroria ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark