23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në mes të fluturimit, arrestohet pasi aeroplani bën ulje emergjente - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në mes të fluturimit, arrestohet pasi aeroplani bën ulje emergjente

    Insajderi
    18 July 2025 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan që po fluturonte nga Omaha drejt Detroitit u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Ajova, pasi një pasagjer shqiptar, Mario Nikprelaj, 23 vjeç, u përpoq të hapte një derë emergjente gjatë fluturimit.

    Sipas CNN, fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u devijua për arsye sigurie.

    Departamenti i Policisë së Cedar Rapids konfirmoi ngjarjen më 17 korrik 2025, rreth orës 18:13, duke thënë se pasagjeri ishte konfliktuar me një asistente fluturimi para se të përpiqej të hapte derën.

    Nikprelaj u arrestua dhe u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn, ku u akuzua për:

    • Sjellje të çrregullt
    • Sulm
    • Ngacmim të shkallës së parë
      Autoritetet nuk përjashtojnë akuza të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark