Çitaku: Qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre

    Insajderi
    19 July 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për “barrikadim politik”.

    “Deri më tani kemi parë barrikadim, qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre. Nuk flasim për 200 mijë pensionistë, për 140 mijë punëtorë të sektorit privat, mijëra punëtorë të sistemit shëndetësor e arsimor, por për ambiciet e Haxhiut dhe egon e deputetit Kurti,” ka thënë ajo.

    Ajo ka akuzuar Avni Deharin për shkeljen e rendit të ditës dhe të Kushtetutës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

    “Kjo s’është pakujdesi as padituri, por përpjekje e qëllimshme për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik të Kuvendit të Kosovës,” ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark