Shqipëri: Sherr mes biznesmenit dhe kryeplakut, konfrontohen fizikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri: Sherr mes biznesmenit dhe kryeplakut, konfrontohen fizikisht

    Insajderi
    19 July 2025 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec.

    Në përplasjen e fundit janë përfshirë pronari i hotelit “Driloni”, Jetmir Muçllari, djali i tij 26-vjeçar Johan Muçllari, kryeplaku i Tushemishtit Ilirjan Tasellari dhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt janë vënë nën hetim nga autoritetet.

    Sherri, siç raporton Euronews Albania, dyshohet se ka nisur për një rrugë pranë kufirit të pronës së kryeplakut, të cilën e pretendon si të tijën biznesmeni Muçllari. Ky i fundit ka vendosur një gardh rrethues në zonën e debatueshme, çka ka acaruar më tej marrëdhëniet mes palëve. Kryeplaku Tasellari ka raportuar disa herë rastin në polici, por konflikti ka vijuar dhe është përshkallëzuar në përplasje fizike.

    Ngjarja është pjesë e një zinxhiri incidentesh të përsëritura, që pritet të hetohen më tej nga autoritetet për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark