Shpërthim sërish në diskotekën “Gate” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthim sërish në diskotekën “Gate”

    Insajderi
    21 July 2025 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një mjet shpërthyes është aktivizuar në diskotekën “Gate”, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

    Sipas Sinjalit, rasti është raportuar më 21 korrik 2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, ku ndodhet edhe lokali i njohur i natës.

    Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore , të cilat kanë siguruar perimetrin, ndërsa në lokacion kanë dalë hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe njësia e deminimit, që kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

    Sipas të dhënave të para, nuk ka persona të lënduar, por lokali ka pësuar dëme materiale nga shpërthimi i mjetit.

    Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark