Policia konfirmon për Insajderin: Dy punëtorë humbën jetën në vendin e punës në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon për Insajderin: Dy punëtorë humbën jetën në vendin e punës në Gjakovë

    Insajderi
    21 July 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë humbur jetën sot në qytetin e Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

    Burime të Insajderit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy punëtorë, të cilët dyshohet se kanë rënë aksidentalisht nga një lartësi. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku është konstatuar vdekja e tyre.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Insajderin se vdekja e viktimave është vërtetuar nga ekipet mjekësore.

    “Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës, në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha Elezaj.

    Ai bëri të ditur se njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark