Insajderi
Lajme

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën në vendin e punës në Gjakovë

Insajderi
21 July 2025 - 09:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën në vendin e punës në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona dyshohet se kanë vdekur sot në qytetin e Gjakovës.

Burime të Insajderit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy punëtorë, të cilët kanë humbur jetën gjatë punës.

Ata dyshohet se aksidentalisht kanë rënë nga lartësia, vdekja e tyre është konstatuar në Spitalin e Gjakovës.

Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark