Gjuajtja me armë mes një qytetari dhe një polici në Doganaj, katër të ndaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë mes një qytetari dhe një polici në Doganaj, katër të ndaluar

    Insajderi
    21 July 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka ndaluar katër persona lidhur me rastin në Doganaj, ku kanë shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri një qytetar dhe një zyrtar policor jashtë detyrës.

    Rasti ka ndodhur në orët e para të së hënës, ku lajmin e ka bërë të ditur fillimisht zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, shkruan Insajderi.

    Sot, më 21 korrik 2025, rreth orës 00:50, policia rajonale ka pranuar një informatë për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj. Në këtë incident janë përfshirë dy persona, ku si pasojë të dy kanë mbetur të plagosur”, tha Veseli.

    Siç njoftoi Veseli, në përleshje ishin të përfshirë një qytetar që po udhëtonte me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili ndodhej në një veturë “BMW”.

    Lidhur me këtë ka reaguar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku ka bërë të ditur se janë ndaluar katër persona.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, katër (4) persona të dyshuar me inicialet: A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Pjesëmarrja në rrahje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Dy personat e lënduar pas dhënies së ndihmës së parë nga Emergjenca e Ferizajt janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura të dyshuara, dy armë, gjashtëmbëdhjetë (16) gëzhoja dhe një (1) predhë që dyshohet të jenë shkrepur nga armët e përdoruara në këtë rast“, vijon njoftimi.

    Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të këtij rasti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark