Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Latifi fajëson edhe Qeverinë Kurti: S'bëjnë gjë më shumë pos një proteste ditore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Latifi fajëson edhe Qeverinë Kurti: S’bëjnë gjë më shumë pos një proteste ditore

    Insajderi
    21 July 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Blerim Latifi, ka reaguar pas lajmit për humbjen e jetës së dy punëtorëve të ndërtimit në Gjakovë mëngjesin e së hënës.

    Latifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se industria e ndërtimit në Kosovë “është ndër më vdekjeprurëset”. Pos tjerash, ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, me bindje politike të majtë, e cila sipas Latifit s’bën më shumë sesa një protestë që harrohet shpejt, shkruan Insajderi.

    Edhe dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën sot. Industria e ndërtimit në Kosovë është ndër më vdekjeprurëset. Shkaku është krejt i qartë: kushtet e punës në këtë industri janë si ato të kapitalizmit të egër të shekullit XIX. Shto kësaj edhe faktin se pagat e këtyre punëtorëve janë kryesisht të mjerueshme. Vdekjet që ndodhin vazhdimisht përfundojnë si lajme ditore, të paketuara me sentimentalizma në rrjetet sociale”, ka thënë Latifi.

    Qeveria, që i thotë vetes e majtë, nuk bën asgjë më shumë përtej një proteste ditore që harrohet shpejt. Edhe partitë tjera po ashtu. Sindikatat janë praktikisht të vdekura. Ndërkohë, të ashtuquajturat “grupe me ide të majta”, në vend që të protestojnë për këta njerëz të shkretë që përditë plandosen të vdekur nga skelet e ndërtesave, merren me shkrime parullash për Palestinën, nëpër muret dhe rrugët e Kosovës. Budallenj dhe hipokritë“, përfundon ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark