
Dy punonjës ndërtimi kanë ndërruar jetë në vendin e punës në Gjakovë mëngjesin e së hënës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Insajderin se vdekja e viktimave është vërtetuar nga ekipet mjekësore.
“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës, në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha Elezaj.
Ai bëri të ditur se njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes: