Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar, Policia jep detaje për rastin në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar, Policia jep detaje për rastin në Gjilan

    Insajderi
    21 July 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Gjilan ka njoftuar se sot është arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

    Atij i është konfiskuar një pistoletë dhe një karikator i zbrazët.

    Ai është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

    Gjilan, 21 korrik 2025                                                                                                                                       

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.07.2025 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se me datë 20.07.2025 ka pas të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.

    Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin Ç.S. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

    Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ZORKI e kalibrit 9mm dhe një karikator i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Me urdhër të Prokurorit të Shteti rasti cilësohet ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .

    Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

    Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark