Pos Pozhegut, ky është biznesmeni tjetër i arrestuar nga Gjakova, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pos Pozhegut, ky është biznesmeni tjetër i arrestuar nga Gjakova, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

    Insajderi
    22 July 2025 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punëtor kanë humbur jetën në vendin e punës në Gjakovë të hënën. Derisa ata ishin duke punuar në një objekt ndërtimi, kanë rënë nga lartësia e objektit dhe si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë, shkruan Insajderi.

    Lidhur me këtë rast tragjik Policia e Kosovës ka arrestuar dy biznesmen. Pos Xheladin Pozhegut, i arrestuar është edhe biznesmeni Albert Margegaj. Insajderi merr vesh qe Prokuroria tashme ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

    Në këtë rast, kompania e Xheladin Pozhegut është si investitor, derisa firma “MIA Group” shpk e Margegajt është punekryesi në terren.

    Insajderi raportoi dje se dy viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Hazir Jakupi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Daut Bajraktari.

    Të dy viktimat janë rreth moshës 50-vjeçare.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati i Punës. Në reagimin e tyre thuhet se subjekti ku ndodhi aksidenti ishte gjobitur më herët për shkelje të përsëritura të ligjeve të punës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark