Antikorrupsion mbron emrat e deputetëve ndaj të cilëve dorëzoi kallëzim penal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Antikorrupsion mbron emrat e deputetëve ndaj të cilëve dorëzoi kallëzim penal

    Insajderi
    22 July 2025 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka muaj që kishte njoftuar se është duke përgatitur kallëzime penale për zyrtarë publikë. Ndërsa, tashmë, APK ka dorëzuar kallëzime penale ndaj të paktën katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë.

    Të njëjtit kanë qenë deputetë edhe në legjislaturën e kaluar.

    Përveç tyre, në mesin e 48 kallëzimeve penale të dërguara nga APK-ja në prokuroritë përkatëse, përfshihen edhe këshilltarë ministrash dhe zyrtarë të Avokatit të Popullit.

    Antikorrupsion mbron emrat e deputetëve që po i heton

    Gazeta Insajderi nga APK ka kërkuar listën me emrat e personave ndaj të cilëve tashmë është dorëzuar kallëzim penal.

    Por, kjo kërkesë u refuzua nën arsyetimin e ruajtjes se informacionit të klasifikuar

    Agjencia ka konsideruar se informatat lidhur me zbulimin e identitetit të personave ndaj të cilëve ka ushtruar kallëzim penal do të shkaktonte dëm më të madh se interesi publik .

    “Pas peshimit të bazave për refuzim (përjashtimi i zbatimit në këtë rast do ishte në harmoni me dispozitën e nenit 28 të Ligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për ruajtjen e informacionit të klasifikuar dhe do të parandalonte dëmtimin në proceset e hetimeve lidhur me parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale sipas dispozitës së nenit 17 paragrafi 2.3 të Ligjit Nr. 06/L-081 si dhe asaj se Do të ishte në harmoni me dispozitën nga neni 101 Parimet e përgjithshme të fazës së hetimit të Kodit të Procedurës Penale të Republikës e Kosovës paragrafi 5”


    “Gjatë fazës së hetimit, ndalohet zbulimi i paautorizuar i informacioneve, materialeve, të dhënave
    apo provave të mbledhura” e që do të rezultonte me kryerjen e veprës penale nga dispozita e nenit 392 Shkelja e fshehtësisë së procedurës sipas Kodit Penal të Republikës se Kosovës.) dhe interesit publik (ekziston interes i përgjithshëm publik në zbulimin e informacionit dhe transparenca e
    institucionit mund të rrisë besimin e publikut) konsiderojmë se informatat lidhur me zbulimin e
    identitetit të personave ndaj të cilëve Agjencia ka zhvilluar procedurën e hetimeve administrative dhe ndaj të cilëve ka ushtruar kallëzim penal do të shkaktonte dëm më të madh se interesi publik kjo edhe për faktin se përbën informacion të klasifikuar dhe si e tillë duhet të mbrohet dhe të ruhet konform ligjit. Pra në këtë rast, dëmi i shkaktuar interesit të mbrojtur mbisundon interesin e publikut për qasje”, thuhet në arsyetimin për refuzim.

    Këto kallëzime penale ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024.

    Sipas Ligjit, nëse një zyrtar publik nuk bën deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit shqipton gjobë ndaj tij në shumën prej 30% të pagës.

    Pas kësaj zyrtari publik ka afat shtesë prej 15 ditëve pas shqiptimit të gjobës ndaj tij. Por, nëse as pas afatit shtesë nuk bëhet deklarimi atëherë ushtrohet kallëzim penal.

    Afati ligjor për zyrtarët publikë që ta bëjnë deklarimin e pasurisë ishte nga data 1 deri më 31 mars./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark