Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së një shtetasi amerikan dhe familjes së tij në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së një shtetasi amerikan dhe familjes së tij në Siri

    Insajderi
    22 July 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamje tronditëse nga vrasja brutale e një shtetasi amerikan dhe gjithë familjes së tij në Siri.

    Pamje të reja video janë publikuar dhe tregojnë momentet e tmerrshme të vrasjes së Hosam Saraya, një shtetas amerikan me origjinë siriane, së bashku me anëtarët e familjes së tij në provincën Suweida të Sirisë.

    Në gjakftohtësi u ekzekutua Saraya, bashkë me vëllain e tij, babai, xhaxhallarët dhe kushërinjtë.

    Siç raporton CNN, një e afërm e Kareem drejtpërdrejt me të afërmit në Siri, të cilët thanë se anëtarët meshkuj të familjes ishin vrarë të gjithë – duke lënë vetëm gratë dhe vajzat e tyre.

    Vrasjet ndodhën më 17 korrik mes një shpërthimi dhune sektare midis grupeve siriane druze dhe fiseve beduine në provincën Suwayda me shumicë druze.

    Saraya, i cili kishte studiuar në Oklahoma përpara se të kthehej në Siri, i përkiste komunitetit Druze, një grup fetar arab prej rreth një milion banorësh që jetojnë kryesisht në Siri, Liban dhe Izrael. Ai kishte shkuar në Siri për t’u kujdesur për babanë e tij i cili ishte i sëmurë, tha i afërmi amerikan për mediumin.

    I afërmi tha se anëtaret gra të familjes që i mbijetuan masakrës kujtuan se si militantët kishin sulmuar shtëpinë shumëkatëshe të familjes herët në mëngjes, duke i shtyrë banorët të luftonin në vetmbrojtje.

    Pasi një nga anëtarët e familjes u plagos, pjesa tjetër dorëzoi armët, tha ajo, dhe burrat u nxorën jashtë.

    Qeveria siriane i hodhi poshtë “kategorikisht” krimet kundër civilëve, tha të martën Nour al-Dean Baba, zëdhënës i ministrisë së brendshme të vendit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark