Flick përballet me konflikte në rritje te Barcelona, një prej tyre u shfaq së fundmi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Flick përballet me konflikte në rritje te Barcelona, një prej tyre u shfaq së fundmi

    Insajderi
    22 July 2025 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hansi Flick pati një debutim spektakolar në stolin e Barcelonës, duke fituar menjëherë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa dominoi edhe kundër Real Madridit. Megjithatë, këto suksese nuk e kanë mbrojtur trajnerin gjerman nga konfliktet e brendshme.

    Sipas TV3, në dhomën e zhveshjes së Barcelonës janë krijuar tensione të reja, kryesisht lidhur me menaxhimin e disa lojtarëve.

    Një rast konkret është ai i Inaki Pena, i cili u la jashtë planeve të ekipit pasi mbërriti me vonesë dhe pas ardhjes së portierit të ri Wojciech Szczesny.

    Ky vendim zhgënjeu Penan dhe, sipas raportimeve, pakënaqësia e tij u shpërnda edhe te disa prej shokëve të skuadrës.

    Në mesin e tyre ishte edhe mesfushori i ri Pablo Torre, i cili e konsideroi situatën të padrejtë dhe shprehu hapur mbështetjen për Penan.

    Çështja e Penës duket se është zgjidhur me kërkesën e Flick për shitjen e tij të menjëhershme, ndërsa Torre tashmë është larguar dhe ka nënshkruar me Mallorcën.

    Një tjetër situatë e ndjeshme mund të jetë edhe rasti i Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United.

    Edhe pse Rashford është paralajmëruar që do të ketë një rol kryesisht si rezervë, kjo mund ta bëjë më të vështirë adaptimin e tij dhe të krijojë tensione të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark