Ferit Idrizi denoncohet për pazare korruptive- “25 mijë euro për të aderuar në PDK” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferit Idrizi denoncohet për pazare korruptive- “25 mijë euro për të aderuar në PDK”

    Insajderi
    22 July 2025 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është denoncuar për pazare korruptive lidhur me aderimet në PDK’në e Vushtrrisë.

    Edona Gashi nga LDK’ja në Vushtrri ka denoncuar një rast ku Idrizi e ka aderuar në PDK një përfituese të subvencioneve për tri vite radhazi.

    “25 mijë euro për subvencion nga Komuna e Ferizajt prej kryetarit Idrizi. Jo për ndonjë projekt publik, por për një individ të përzgjedhur me kujdes. Jemi tu folë për Fjolla Feratin, e cila prej vitit 2023 deri në vitin 2025 ka përfitu 25 mijë euro subvencion nga Komuna e Vushtrrisë. Të njëjtës iu është bërë përhair aderimi në PDK gjithashtu edhe kandidimi nga radhët e PDK’së për asamble komunale. Ndërkohë që sporti mbijeton pa përkrahje meritore e qytetarët presin investime, kryetari i shpenzon taksat tona për listën e vet partiake”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Ndiqeni videon në vijim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark