Meucci vlerësoi avancimet në kontrollimin e kufirit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Meucci vlerësoi avancimet në kontrollimin e kufirit

    Insajderi
    22 April 2016 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (QKMK), ku është pritur  nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit,Valdet Hoxha.

    Zëvendësministri Hoxha e njoftoi shefin e EULEX-it për punën dhe avancimet që janë bërë në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe theksoi se kjo qendër është në rrugën e duhur të funksionimit dhe të arritjes së objektivave të parapara në legjislacionin përkatës dhe në planin zhvillimor të Qendrës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate.

    “QKMK ka synime që në të ardhëm të bëj arritjen e bashkërendimit më efikas, lehtësimit të shkëmbimit të dhënave dhe informatave, si dhe efikasitet më të madh të sistemit për menaxhim të integruar të kufirit”, tha zëvendësministri Hoxha.

    Në anën tjetër, Meucci vlerësoi avancimet e kontrollit të kufirit në këtë qendër unike, qoftë nga bashkërendimi i aktiveve, por edhe në ndalimin e kalimeve ilegale të kufirit të njerëzve dhe mallrave, njofton Ministria e Brendshme.

    Meucci theksoi EULEX-i dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark