Vlora Çitaku mbron Ganimete Musliun: Sulmet tregojnë panik, PDK nuk i nënshtrohet askujt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku mbron Ganimete Musliun: Sulmet tregojnë panik, PDK nuk i nënshtrohet askujt

    Insajderi
    23 July 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kritikave të shumta që deputetja Ganimete Musliu ka marrë pas ngjarjes së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplas me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, shkruan Insajderi.

    Çitaku tha se Musliu nuk ka bërë asgjë më shumë e as më pak sesa ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

    “Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike”, shkroi Çitaku.

    Ajo akuzoi Vetëvendosjen dhe eksponentët e saj se përdorin gjuhë fyese dhe denigruese si një mjet të përhershëm për të linçuar këdo që nuk i nënshtrohet “liderit suprem”.

    “PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet”, përfundoi Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark