Insajderi
Hulumtime/Analiza

Prona e shtrenjtë në Pejë | Gjykata vendos që ta ftoj si dëshmitar profesorin Ethem Çeku që u padit nga mbesa

Insajderi
24 July 2025 - 13:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prona e shtrenjtë në Pejë | Gjykata vendos që ta ftoj si dëshmitar profesorin Ethem Çeku që u padit nga mbesa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pronë e shtrenjtë në Pejë po vazhdon të jetë pikë mosmarrëveshjes në familjen Çeku. Mbesa e kishte paditur profesorin universitar, dikur njeri i pushtetshëm në Qeveri, Ethem Çeku, por jo vetëm atë. Edhe vëllezërit e tjerë të tij. Për këtë rast që në vazhdimësi ka raportuar Insajderi, tash ka zhvillime serioze. Gjykata ka vendosur që ta ftoi në bankën e dëshmitarëve vet Ethem Çekun, pavarësisht që avokati i tij u mundua të e kundërshtonte

Gazeta Insajderi

Në pyetje është një pronë e shtrenjtë në Pejë. Një padi është ushtruar nga Dorruntina Çeku, e cila i padi tre axhallarët e saj që hisen e babait të saj ia morën në mënyrë të paligjshme dhe madje dyshohet se e përdorën për të marrë kredi të mëdha, duke e vendosur atë në hipotekë.

Të paditur janë profesori universitar, dhe ish-ministri Ethem Çeku me vëllezërit Ali e Gani Çeku.

Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast që tash e një kohë të gjatë gjendet në procedurë civile në Gjykatën Themelore në Pejë, dhe madje janë ndërruar edhe disa gjyqtarë në të.

Të mërkurën megjithatë ka pasur zhvillime të reja.

Përkundër fakti që avokati që mbron të paditurit në këtë rast, Ethem, Ali e Gani Çekun, kundërshtoi, Gjykata vendosi që të ftoi në bankën e dëshmitarëve Ethem Çekun, dikur njeri me pushtet në Qeveri në dikaster të rëndësishëm.

Për të zbardhur se si, sipas paditësve në emër të Musli Çekut, prona e këtij të fundit u përdor pa autorizimin e tij nga vëllezërit edhe për kredi të mëdha, pala që ka nisur këtë proces gjyqësor kërkoi që të dëshmon vet Ethem Çeku.

“E kundërshtoj propozimin për dëgjimin e dëshmitarit Ethem Çeku lidhur me rrethanën se ka qenë pjesë marrjes në procedurën trashëgimore, si jo relevancë për çështjen kontestimore ngase përveç tij kane qenë pjesë marrjes edhe palët ndërhyrëse, dëshmitari Gani Çeku si dhe tri motrat e tyre”, tha avokati i të paditurve.

Pavarësisht kësaj, Gjykata nxori vendim që Ethem Çeku duhet të dëgjohet si dëshmitar.

“..qëllimi i të paditurit ishte vendosja e pronës së paluajtshme kontestuese në hipotekë dhe marrja e kredive shumë milionëshe nga banat afariste menjëherë pas nxjerrjes se aktit të trashëgimisë. Konsiderojmë se propozimi për sigurimin e dëshmisë së Ethem Çekuut është i bazuar ngase i njëjti kishte dhënë deklaratë trashëgimore”, thuhet tutje në traskriptin e seancës gjyqësore të mbajtur më 23 korrik 2025, që e ka siguruar Insajderi.

Muaj më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar për një proces civil gjyqësor ku të paditur janë profesori universitar, dhe ish-ministri Ethem Çeku me vëllezërit Ali e Gani Çeku, të fundit tentuan që të e ndalonin që publikisht të fliste mbesa e tyre, Doruntina Çeku.

Gani, Ethem e Ali Çeku ishin bërë bashkë duke e paditur mbesën Doruntina Çeku fillimisht për shpifje duke I kërkuar 5 mijë euro, dhe bën po ashtu kërkesë që të njëjtës ti ndalohet çdo prononcim në rrjete sociale e media në lidhje me procesin gjyqësor ku ajo po kërkon që ti kthehet prona e prindit të saj, në të njëjtën kohë vëllai I tyre.

Tre vëllezërit Çeku, pas padisë, kërkuan ekstra nga Gjykata që mbesës Dorentina Çeku Eymann t’i ndalohet “publikimi i çfarëdo deklarate, prononcimi, njoftimi ose informacioni në rrjete sociale dhe në media lidhur me paditësit Ali (Demë) Çeku, Ethem (Demë) Çeku dhe Gani (Demë) Çekuderi deri në sjelljen e një aktgjykimi të plotfuqishëm të gjykatës

Ata e kërkuan këtë masë në Gjykatën Themelore në Pejë, dhe ua refuzoi. Kërkuan edhe nga Apeli, por edhe instance e dytë e ka refuzuar këtë kërkesë, që në thelb është: ti ndalohet mbesës që pos padisë për kthimin e pronës të mos flas për të.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1672489773521595

Lexo raportimet e Insajderit për këtë rast:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark