"Sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit’ – Ish-presidenti Thaçi rrëfen bisedën e personale me babanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit’ – Ish-presidenti Thaçi rrëfen bisedën e personale me babanë

    Insajderi
    24 July 2025 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë kujtime nga periudha e tij e paraburgimit në vitin 2024, duke folur për vizitën e dytë të prindërve të tij në qendrën ku mbahej në Hagë, shkruan Insajderi.

    Thaçi ka treguar një bisedë intime me babanë e tij nga vitet ‘90, që i ka mbetur thellë në mendje.

    “Gjatë vitit 2024, edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore, prindërit më vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës së paraburgimit. Ishte një rrethanë shumë mallëngjyese. Kaluan tri orë sikur të ishin tri minuta, dhe mbetëm të etur për të vazhduar muhabetet. Edhe pse të lodhur nga mosha, ata tregonin falënderim dhe mirënjohje për solidaritetin e shumë njerëzve që i vizitonin në Burojë”, tha Thaçi në Rubikon.

    Ai gjithashtu kujtoi kujdesin dhe përkrahjen që familja i kishte dhënë gjatë viteve të rinisë.

    “Që të relaksoja më shumë ndejën, ju kujtoja kujdesin që tregonin për mua kur isha nxënës dhe udhëtoja çdo ditë me autobus nga Buroja në Skenderaj. Më jepnin para për burek, çaj dhe gazetën ‘Rilindja’, ku më shumë lexoja faqet sportive dhe rubrikën e kulturës. Më prisnin në mbrëmje për darkë dhe kujdeseshin imtësisht për higjienën dhe veshmbathjen”.

    Thaçi ndau edhe një këshillë të veçantë që kishte marrë nga babai i tij në fillim të viteve ‘90, gjatë një momenti qetësie në oborrin e shtëpisë:.

    “Më tha: ‘E di dhe po e shoh se je hy në punë të rënda. Diçka dua të të them: sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit’”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark