Dy shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie – njëri me 83 km/h në zonë 40, tjetri me 100 km/h në zonë 50 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie – njëri me 83 km/h në zonë 40, tjetri me 100 km/h në zonë 50

    Insajderi
    25 July 2025 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Trafikut në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë në dy raste të veçanta brenda 24 orëve të fundit.

    Më 24 korrik, rreth orës 02:00, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, njësia policore ndaloi një veturë të tipit ‘Mercedes’ me targa të huaja. Gjatë kontrollit, u konstatua se shoferi A.I. (34 vjeç) po udhëtonte me 83 km/h në një zonë me kufizim prej 40 km/h. Shpejtësia u mat me radarin laserik.

    Si pasojë, shoferit iu shqiptuan këto masa: Gjobë prej 200 euro, ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj dhe përjashtim i menjëhershëm nga trafiku.

    Ndërkohë, më 25 korrik rreth orës 00:30, në rrugën “Brahim Ademi”, u ndalua një veturë ‘BMW’ me targa vendore. Shoferi E.R. (23 vjeç) po drejtonte me 100 km/h në një zonë ku lejohet maksimumi 50 km/h. Shpejtësia u mat me veturën inteligjente të policisë.

    Ndaj tij u morën këto masa ndëshkuese: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative në patentë, ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj dhe përjashtim nga trafiku.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe respektimin e ligjeve të trafikut.

    Qytetarët ftohen që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik përmes kanaleve zyrtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark