Ky është personi që tentoi ta vriste 36 vjeçarin në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që tentoi ta vriste 36 vjeçarin në Prishtinë

    Insajderi
    25 July 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë nga zyrtarët policor të drejtorisë rajonale të policisë së Prishtinës, i është shqiptuar masa e arrestit policor të dyshuarit për rastin “Vrasja në tentativë”.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, ku për pasojë viktima B.H, 36 vjeç, ka mbetur i plagosur.

    I njëjti është transferuar menjëherë në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

    Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, është identifikuar për tu ndaluar më pas i dyshuari;

    I dyshuari është Erjon Hasani, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Policia ka konfirmuar se ndaj të njëjtit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    Gjatë procedurës hetimore, nga i njëjti është sekuestruar një armë zjarri e llojit “Sig-Sauer”, me një karikator dhe tre fishekë, armë kjo e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark