Insajderi
Lajme

Tentoi ta vriste me armë zjarri në Prishtinë – dorëzohet në polici, sekuestrohen 14 gëzhoja dhe armë

Insajderi
25 July 2025 - 08:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi ta vriste me armë zjarri në Prishtinë – dorëzohet në polici, sekuestrohen 14 gëzhoja dhe armë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

I dyshuari pas aktit është dorëzuar në polici.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar”m thuhet në raporton.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave.

Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark