Izraeli: Do t’i lejojmë vendet e huaja të hedhin ndihma nga ajri në Gazë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli: Do t’i lejojmë vendet e huaja të hedhin ndihma nga ajri në Gazë

    Insajderi
    25 July 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli do të lejojë vendet e huaja të hedhin ndihma humanitare me parashutë në Rripin e Gazës duke filluar nga e premtja, njoftoi radioja e ushtrisë izraelite.

    Vendimi vjen në kohën kur më shumë se 100 palestinezë kanë vdekur nga uria që nga marsi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

    Pavarësisht se Izraeli e hoqi bllokadën në maj, ai ka vendosur kufizime të rrepta për ndihmat, duke thënë se synojnë të pengojnë që ndihma të përfundojë në duart e Hamasit.

    Sipas OKB-së dhe organizatave humanitare, situata është katastrofike, me mijëra fëmijë të prekur nga kequshqyerja akute. Shefi i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, e ka cilësuar urinë si një krizë të shkaktuar nga njeriu, për shkak të bllokadës së ndihmave.

    Ndërkohë, ndihmat ajrore janë kritikuar si të pamjaftueshme dhe të rrezikshme. Në vitin 2024, disa pako të hedhura shkaktuan viktima për shkak të dështimit të parashutave ose sepse njerëzit rrezikuan jetën për t’i marrë ato në det. Organizatat humanitare thonë se ky lloj ndihme nuk mund të zëvendësojë shpërndarjen tokësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark