"Deputetët deri dje e kanë rreziku Kosovën, prej dje kanë nis me e rreziku veten sepse mund t’i humbin mandatet" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Deputetët deri dje e kanë rreziku Kosovën, prej dje kanë nis me e rreziku veten sepse mund t’i humbin mandatet”

    Insajderi
    25 July 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot ka dështuar seanca e 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, të cilën Gjykata Kushtetuese e kishte caktuar si afatin e fundit për përmbushje brenda 30 ditëve.

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka folur për bllokadën politike.

    Kryeziu ka thënë se nëse s’do të ketë as nesër Parlament, atëherë do të ketë tri lloje të masave ndëshkuese, ku bëjnë pjesë shkarkimi, dorëheqja e revokimi.

    Sipas tij, masa e tretë mund të hyjë në funksion për t’ua marrë mandatin.

    “Shkarkimi, dorëheqja, revokimi. Masa e tretë, këta deputetë e kanë marrjen e mandateve. Nëse nuk e konstituojnë nesër Parlamentin, në bazë të këtij urdhri”, ka thënë Kryeziu në FRONTAL të T7.

    Ai ka thënë se deri dje deputetët e kanë rrezikuar Kosovën me mos konstituimin e Kuvendit dhe se nga dje e ditëve në vazhdim ata kanë nisur ta rrezikojnë veten e tyre, meqë sipas Kryeziut ata do të humbin mandatet.

    Kryeziu thotë se kjo është edhe arsyeja pse shpreson që do të ketë një zgjidhje deri nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark