
Avokatët e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kërkuar informacion mbi mënyrën e shoqërimit të tij në një vizitë mjekësore më 17 korrik 2025.
Sipas tyre, shoqërimi është kryer me një numër të tepruar efektivësh – rreth 30 policë dhe hetues të BKH-së – disa prej të cilëve kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, duke shkelur protokollet mjekësore dhe të drejtat e trajtimit njerëzor.
Avokatët kërkojnë transparencë për procedurat e ndjekura, kohëzgjatjen e vizitës dhe planin e masave të sigurisë. Ata theksojnë se çdo shkelje ndaj dinjitetit të Veliajt do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore.