Insajderi
Botë

Kosova kryeson listën si vendi që çon më së shumti cigare ilegalisht në Zvicër

Insajderi
26 July 2025 - 20:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova kryeson listën si vendi që çon më së shumti cigare ilegalisht në Zvicër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas mediumit zviceran Blick.ch, Kosova është vendi kryesor i origjinës së cigareve të kontrabanduara që hyjnë në tregun zviceran. Vitin e kaluar, nga gjithsej 300 milionë cigare të kontrabanduara, 80 milionë erdhën nga Kosova. Pas saj renditen Serbia me 20 milionë dhe Portugalia me 10 milionë.

Dëmi financiar për Zvicrën vlerësohet në 76 milionë franga nga humbjet në taksa. Studimi i KPMG mbi 38 tregje evropiane tregon se më shumë se gjysma e cigareve të paligjshme nuk kanë origjinë të identifikueshme, ndërsa markat më të kontrabanduara janë Marlboro, Winston, Davidoff dhe Camel.

Ndërkohë që shitja e cigareve të ligjshme ka rënë, konsumi i cigareve të paligjshme është rritur me 50% në katër vitet e fundit, duke zënë 3.5% të tregut të përgjithshëm në Zvicër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark