Pacolli: Sërish u sulmova, isha duke hyrë në barnatore – një "trim" deshi të më frikësonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Sërish u sulmova, isha duke hyrë në barnatore – një “trim” deshi të më frikësonte

    Insajderi
    26 July 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka publikuar një status në Facebook, ku deklaron se është intimiduar në rrugë nga një burrë. Ajo tregon se ishte duke hyrë në barnatore për të blerë ilaçe, kur një person i gjatë, bjond, rreth 28–30 vjeç, në shoqëri me një grua, e ka ndalur dhe ka tentuar ta trembë.

    Sipas saj, kur e ka kuptuar se Pacolli nuk do të dorëzohet, personi është larguar – madje ka nxjerrë telefonin për të filmuar, por ajo ia ka kthyer:

    “Incizo? Paraqite veten si ‘viktimë’, po deshe, sikurse ai dhunuesi i djeshëm.”

    Në këtë moment, sipas rrëfimit të saj, gruaja që e shoqëronte ka kthyer shpesh kokën pas, ndërsa ai burri nuk ka guxuar të kthehet.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Po vazhdojnë sulmet. Përsëri një burrë, bjond, i gjatë rreth 1.70 m, në moshë rreth 28–30 vjeç. Ishte bashkë me një grua.

    Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit.

    Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një “trim” ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua. Në një moment nxori telefonin. I thashë: “Incizo? Paraqite veten si ‘viktimë’ po deshe sikuse ai dhunuesi i djeshëm”. Ndërsa largoheshin, ajo gruaja shikonte herë pas here prapa. “Trimi” nuk guxonte ta kthente kokën.

    Kot e keni. Unë jam gru gur.

    Nuk mund të më lëkundni, e lëre më të më thyni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark